Politike

“S’na dha firmat”/ Balla-Alibeajt: Je keqkuptuar, mendoje të mos humbim raundin e dytë

Balla tha se PD-ja ka kohë që të paraqesë kandidatët e saj deri të dielën. 

20 Maj 2022, 16:50 Nga DOSJA
“S’na dha firmat”/ Balla-Alibeajt: Je keqkuptuar, mendoje
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar tw Partisë Socialiste, Taulat Balla i kërkon Enkelejd Alibeajt, deputetit të Partisë Demokratike që të rimendohet pasi raundet për zgjedhjen e Presidentit nuk duhen humbur. Në një konferencë me gazetarët, Balla tha se PD-ja ka kohë që të paraqesë kandidatët e saj deri të dielën. 

"Kushtetuta është mbi çdo lloj marrëveshjeje dhe çdo gjë tjetër. Si mund të quhet dikush kandidat nëse nuk ka 20 firmat mbështetëse. Jemi në kohë për të mos e humbur raundin e dytë. Kandidati duhet të ketë mbështetjen e Opozitës, këtë gjë ua kemi thënë prerë. Deri në raudin e tretë kemi dakortësi. Pas raundit të tretë e kemi ne të drejtën e propozimit. Mendoj që fakti që edhe grupet e tjera parlamentare kanë kuptuar të njëjtën gjë që kemi kuptuar ne, por Alibeaj paska kuotuar diçka tjetër. Duhet të rishohë edhe njëherë diskutimin e të marrë një vendim. Unë këtu jam,"- tha Balla.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll