Aktualitet

Vrasja e presidentit të vetëshpallurit të Çamërisë, flasin miqtë: Ishte vrasje politike, policia dyshon edhe për borxhli

22 Korrik 2019, 14:41 Nga DOSJA
Vrasja e presidentit të vetëshpallurit të

HOLANDË– E përditshmja holandeze De Gelderlander i ka kushtuar një artikull vdekjes së presidentit të vetëshpallur të Çamërisë, Festim Latos. 

Sipas De Gelderlander, kohët e fundit Lato ka shmangur një ‘ushtri’ kreditorësh për një kohë të gjatë. Kjo ndodhi pasi u deklarua personalisht i falimentuar nga gjykata në Zutphen në prill të këtij viti. Kjo është një nga pistat e hetimit që po ndjekin autoritetet holandëze. 

Një mik i mirë i Latos tha për De Gelderlander se kohët e fundit e takonte shpesh dhe nuk kishte arsye të besonte se do t’i ndodhte ndonjë gjë e keqe.

Ndërsa diplomati holandez Jeroen Zandberg i UNPO – një organizatë e bazuar në Hagë për vendet, rajonet dhe popujt e papërfaqësuar – i tha De Gelderlander se Lato ishte i përfshirë në punë të dyshimta.

Ai kaloi shumë para përtej kufirit me Shqipërinë”, tha Zandberg.

“Ka bërë biznes me sipërmarrës që nuk paguajnë TVSH, e për rrjedhojë ka vulosur një numër marrëveshjesh të fshehura. Shumë kompani apo edhe qeveri i huazuan shuma të mëdha, por nuk i panë më kurrë me sy ato para”, vazhdoi Zandberg, i cili gjithësesi u shpreh i tronditur nga ngjarja, duke e përshkruar 42-vjeçarin si një njeri që të bënte për vete me energjinë e tij.

Lajmi se presidenti i vetëshpallur i Republikës së Çamërisë, Festim Lato është ekzekutuar në Holandë nga persona ende të paidentifikuar është bërë publik nga familjarët.

Për trupin e gjetur një ditë më parë, policia holandeze është shprehur se dyshohet se i përket një shtetasi polak, ndërsa sot është gjetur një tjetër trup i pajetë. Sërish mediat e huaja shkruajnë se ka shumë gjasa që ky trup i dytë t’i përkasë shqiptarit Lato.

Në lidhje me këtë lajm ka regauar edhe historiani Arben Llalla. Në një status në rrjetet sociale, Llalla u shpreh se Festim Lato nuk është vrarë dhe se ky lajm është i sajuar.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet de gelderlander familjaret hapin dyert e mortit vritet festim lato de gelderlander familjaret hapin dyert e mortit vritet festim lato

Sondazh

Poll