Aktualitet

Enigma e vdekjes së Festim Latos/ Media holandeze: Është gjetur i mbytur në kanalin e Amsterdam-Rhein

Media holandeze raporton se Festim Lato është gjetur i mbytur në kanalin e Amsterdam-Rhein. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga policia për këtë lajm.
Featured image of article: Enigma e vdekjes së Festim Latos/ Media holandeze: Është gjetur i mbytur në kanalin e Amsterdam-Rhein Festim Lato

Holandë-Një trup i pajetë është gjetur në kanalin e Amsterdam-Rhein pranë Nigtevechtit, në Holandë. Sipas medieve vendase trupit i pajetë i përket Festim Latos, Presidentit të vetëshpallur të Republikës së Çamërisë.

Media holandeze “Omroep” raporton se viktima u gjet nga një kalimtar i cili vuri re diçka po lundronte në ujë. Por në fakt sipas saj ishte trupi i pajetë i Festim Latos. Nuk dihet ende sesa ditë mund të ketë qëndruar trupi i pajetë në ujë. Theksojmë se Policia holandeze nuk e ka konfirmuar ende këtë lajm.

Kush është Festim Lato?

Festim Lato ishte shqiptar nga Vlora që punonte dhe jetonte në Holandë prej 25 vitesh. Republikën e Çamërisë, Lato, e shpalli më 30 tetor të vitit 2016.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai është dënuar disa herë për mashtrim, pas denoncimeve nga shumë persona. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë ai është denoncuar dhe akuzuar për mashtrim me mijëra euro. Madje edhe mediet holandeze shkruajnë se ai kishte marrë boxh shumë të mëdha parash.

Burimi: omroep

J.V/Dosja.al

 

Shto Koment