Bota

Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij Priscilla Chan festojnë 10 vjetorin e martesës

Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan, u takuan në Universitetin e Harvardit dhe filluan të dilnin së bashku në vitin 2003.

20 Maj 2022, 13:03 Nga DOSJA
Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij Priscilla Chan festojnë 10 vjetorin e
Mark Zuckernberg dhe Priscilla Chan

SHBA- Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg festoi 10 vjetorin e martesës së tij me Priscilla Chan. Sot ai ka shpërndarë në Facebook disa foto nga dasma e tyre.

"Dhjetë vite të martuar dhe gjysma e jetës sonë së bashku. Kemi më shumë aventura përpara”,-shkruan krahas fotove Zuckerberg.

Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij Priscilla Chan festojnë 10 vjetorin e

Sipas NDTV, Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan, u takuan në Universitetin e Harvardit dhe filluan të dilnin së bashku në vitin 2003. Ata u martuan në një ceremoni të vogël dhe private në maj të vitit 2012-të.

Bashkëshortja e Zuckerbergut, Chan është një pediatre dhe filantropiste. Pas diplomimit në Universitetin e Harvardit, ajo studioi mjekësi në Universitetin e Kalifornisë.

Zuckerberg dhe Chan janë prindër të dy vajzave njëra lindi në dhjketor të vitit 205 ndërsa tjetra në gusht të vitit 2017.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll

Bota 20 Maj 2022, 11:04

Joe Biden nis turin 6-ditor në Azi

Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden shpreson të përdorë vizitën e tij në Azi për të konfirmuar besimin e tij ...