Bota

U përfshi në një sherr ku humbi jetën një 20-vjeçar, dënohet shqiptari nga Kosova në Zvicër

20 Maj 2022, 12:39 Nga DOSJA
U përfshi në një sherr ku humbi jetën një
Vendi i krimit

ZVICËR- Një 29-vjeçar nga Kosova është dënuar nga gjykata zviceriane me 60 ditë pune nga 80 franga (4800 franga) si dhe një gjobë prej 960 frangash për përfshirje në vrasjen e një 20-vjeçari të ndodhur në vitin 2021.

Sipas mediave zvicerane, 29-vjeçari nuk ishte autori i vrasjes së 20-vjeçarit R.B por ishte i shoqëruar dhe prezent në një sherr të ndodhur gati dy vite më parë në në rrugën Bahnhofstrasse të St. Gallenit. Është ende e paqartë se kur do të zhvillohet gjyqi ndaj pjesëmarrësve të tjerë.

 "Ka disa procedura në pritje," tha Beatrice Giger, zëdhënëse e medias për prokurorinë publike të St. Gallen. 

Tre burra, përfshirë R.B, ishin jashtë me të dashurat e tyre në atë kohë. Në momentin e debatit, grupi ndodhej në oborrin e përparmë të një prone përballë klubit St. Gallen Ivy. Një luftë fjalësh shpërtheu mes njërit prej burrave dhe të dashurës së tij.

Këtu ndërhyri 29-vjeçari nga Kosova ku dhe filluan ofendimet, më pas 29-vjeçari është larguar, por më pas është kthyer me dy shokë të tij. Kjo çoi në një përleshje mes gjashtë burrave. 29-vjeçari ka goditur me grusht një nga kundërshtarët e tij në fytyrë. 

R.B, më pas u largua në drejtim të shkurreve në oborrin e përparmë dhe u ndoq nga dy shokët e 29-vjeçarit, ai është futur në gardh dhe u godit me shufra metalike ku mori plagë të rënda dhe humbi shumë gjak prej së cilës ndërroi dhe jetë.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll

Bota 20 Maj 2022, 11:04

Joe Biden nis turin 6-ditor në Azi

Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden shpreson të përdorë vizitën e tij në Azi për të konfirmuar besimin e tij ...