Aktualitet

Aksident i rëndë në Tiranë, përplasen dy mjete, lëndohet kalimtarja

20 Maj 2022, 09:53 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Tiranë, përplasen dy mjete,

 

Njoftimi i policisë: 

Më datë 20.05.2022, në rrugën “Thoma Koxhaj”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. I., me automjetin me drejtuese shtetasen A. S.

Për pasojë është dëmtuar shtetasja L. H., 60 vjeçe, që po kalonte rrugën në këmbë, në momentin e përplasjes së automjeteve, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll