Aktualitet

Sherr mes dy vajzave dhe dhunë mes të rinjve, disa të ndaluar në Elbasan

Eshtë proceduar një 22-vjeçare pasi ka kanosur me fjalë një vajzë tjetër.

20 Maj 2022, 10:59 Nga DOSJA

Sherr mes dy vajzave dhe dhunë mes të rinjve, disa të ndaluar

ELBASAN- Disa persona janë ndaluar nga policia në Elbasan. Policia bën të ditur se është proceduar një 22-vjeçare pasi ka kanosur me fjalë një vajzë tjetër. Po ashtu, një 60-vjeçar është ndaluar pasi ka goditur me sende të forta një person tjetër. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe shpallën në kërkim, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, shtetasin E. M., 38 vjeç, banues në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin G. B. dhe i ka demtuar automjetin, me sende të forta.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:

-I. P., 60 vjeç, banues në fshatin Marinëz, Belsh, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka goditur me sende të forta shtetasin P. P. dhe i ka dëmtuar telin e energjisë elektrike; A. P., 22 vjeçe, banuese në fshatin Kosovë e Madhe, Belsh, për veprën penale “Kanosja”, pasi ka kanosur me fjalë, për motive të dobëta, shtetasen G. P.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll