Sport

Mourinho nuk heq dorë nga 'shërbëtori besnik', kërkon mesfushorin që bleu kur drejtonte Chelsea-n dhe Man.United

Emri i Matic ka përfunduar në listën e dëshirave të Romës së Mourinhos. Tekniku portugez e njeh mirë lojtarin serb pasi e ka stërvitur te Man.United dhe Chelsea

19 Maj 2022, 19:55 Nga DOSJA

Mourinho nuk heq dorë nga 'shërbëtori besnik',
ITALI- Emri i Matic ka përfunduar në listën e dëshirave të Romës së Mourinhos. Tekniku portugez e njeh mirë lojtarin serb pasi e ka stërvitur te Man.United dhe Chelsea. Një bashkëpunim me Mourinhon do të ishte thelbësore, pasi në këtë mënyrë do të rriste thellësinë teknike dhe do të rriste nivelin e përvojës së skuadrës.

Të dielën kundër Crystal Palace në Premier League, Matic mund të luajë ndeshjen e tij të 190-të me 'Djajtë e Kuq' përpara se të largohet, ndoshta për Romën. Kjo është arsyeja pse pas pesë vitesh në Angli, 33-vjeçari donte t'u thoshte lamtumirë tifozëve të tij.

"Jam përpjekur të jem një lojtar i Manchester United jo vetëm në fushë, por edhe jashtë fushës.Tifozët më njohin dhe kjo është arsyeja pse unë mora ato duartrokitje kur dola nga fusha. Nuk do të më mungojnë vetëm lojtarët, madje edhe stafi. Të gjithë. Nuk dua të harroj askënd. United ka disa njerëz të mrekullueshëm që punojnë për klubin." Përfundoi Matic.

E.Ç (Dosja.al)

matic

Sondazh

Poll