Bota

Shkelën rregullat e Covid, policia britanike mbyll hetimet, gjobit kryeministrin Johnson dhe gruan e tij

Hetimi mbi atë që u konsiderua skandal para dy vitesh dhe ka zgjatur gati katër muaj, ka rezultuar tashmë në gjobitjen e Boris Johnson, gruas së tij Carrie dhe kancelarit Rishi.

19 Maj 2022, 15:24 Nga DOSJA
Shkelën rregullat e Covid, policia britanike mbyll hetimet, gjobit
Carrie Symond dhe Boris Johnson

BRITANI- Policia britanike ka përfunduar hetimin e saj për kryeministrin Boris Johnson, gruan e tij Carrie Symond dhe 81 personave të tjerë për shkeljen e rregullave ndaj Covidit, duke vendosur 126 gjoba.

Sipas Skynews, hetimi mbi atë që u konsiderua skandal para dy vitesh dhe ka zgjatur gati katër muaj, ka rezultuar tashmë në gjobitjen e Boris Johnson, gruas së tij Carrie dhe kancelarit Rishi.

Downing Street tha pas përfundimit të hetimit se kryeministrit i ishte thënë se nuk do të kishte asnjë veprim të mëtejshëm kundër tij.

"Kryeministri padyshim kërkoi falje për incidentin e tortës së ditëlindjes. Shpresoj se tani mund të vazhdojmë të merremi me disa nga çështjet e mëdha me të cilat përballet vendi."-tha ministri i policisë Kit Malthouse.

Sipas hetimeve policia ka lëshuar gjobat në lidhje me ngjarjet në tetë data nga maji 2020 deri në prill 2021. Policia tha se një ekip prej 12 detektivësh kishte shqyrtuar 345 dokumente, duke përfshirë email, regjistrat e hyrjeve, shënimet e ditarit dhe deklaratat e dëshmitarëve, 510 fotografi dhe imazhe CCTV dhe 204 pyetësorë në atë që ata e përshkruan si një hetim "të kujdesshëm dhe të plotë".

Gjobat lidhen me ngjarjet në: 20 maj 2020, 18 qershor 2020, 19 qershor 2020, 13 nëntor 2020, 17 dhjetor 2020, 18 dhjetor 2020, 14 janar 2021 dhe 16 prill 2021.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll