Bota

I ndryshoi jeta rrënjësisht, çifti britanik fiton 184 milion paund në llotari: Do bëjmë shumë aventura

Ata e zbuluan identitetin e tyre një javë pasi u shpallën fitues dhe thanë se ata kanë qenë gati për të fituar prej vitesh dhe kurrë nuk i kishin humbur shpresat.

19 Maj 2022, 15:12 Nga DOSJA
I ndryshoi jeta rrënjësisht, çifti britanik fiton 184 milion
Joe dhe Jess Thwaite

BRITANI- Një çifti britanik i buzëqeshi fati pasi fituan çmimin më të madh të llotarisë kombëtare, ku kanë arkëtuar 184 milionë paund.

Sipas Skynews, ata e zbuluan identitetin e tyre një javë pasi u shpallën fitues dhe thanë se ata kanë qenë gati për të fituar prej vitesh dhe kurrë nuk i kishin humbur shpresat.

Joe dhe Jess Thwaite, një çift nga Gloucester, kanë zbuluar identitetin e tyre pasi fituan 184 milionë paund në EuroMillions javën e kaluar. Ata dolën publikisht në një konferencë për shtyp sot, duke treguar për mosbesimin e tyre ndaj fitores dhe se si planifikonin t'i shpenzonin fitimet e tyre.

"Fitorja na jep kohë për të ëndërruar që nuk e kemi pasur më parë. Ne kemi pasur një javë për të menduar për këtë dhe tani kemi kohë për të ndarë shumë përvoja dhe për të shkuar në aventura me familjen dhe miqtë tanë."-tha Jess.

Ai tha se të martën mendoi se "më mirë të blinte një biletë" sepse ishte në dijeni të xhekpotit, ai tha se e la gruan e tij të flinte të mërkurën e kaluar në mëngjes pasi zbuloi se ata kishin fituar. 

Të nesërmen në mëngjes ai u ngrit si zakonisht në orën 5.15 para se të kontrollonte telefonin e tij dhe të shihte një email nga Lotaria Kombëtare që thoshte: "Lajm i mirë, ju keni fituar një çmim".

Numrat fitues të EuroMillions ishin 3, 25, 27, 28 dhe 29, plus Yllin me fat numrat 4 dhe 9. Fitorja totale e tyre ishte 184,262,899,10 paund. Rekordi më parë mbahej nga një mbajtës anonim bilete, i cili fitoi 170 milionë paund në 2019.

Thwaite, 49 vjeç, është një inxhinier shitjesh komunikimi dhe zonja Jess, 44 vjeç, drejton një sallon flokësh me motrën e saj. Ata janë të martuar prej 11 vitesh dhe kanë dy fëmijë të vegjël.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll