Bota

Përmendja e Kosovës nga Putin, Kurti: Krahasimi që bën ai me Ukrainën është injorancë

Në fjalën e tij Kurti ka komentuar dhe deklaratën e presidentit rus Vladimir Putin në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga organizatat ndërkombëtare.

19 Maj 2022, 15:02 Nga DOSJA
Përmendja e Kosovës nga Putin, Kurti: Krahasimi që bën ai me
Albin Kurti

SHBA- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili ndodhet ende në SHBA, ka qenë i ftuar në platformën “Front Page” të Këshillit Atlantik për të diskutuar rreth prioriteteve të politikave vendore, politikës së jashtme dhe agjendës së tij.

Në fjalën e tij Kurti ka komentuar dhe deklaratën e presidentit rus Vladimir Putin në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga organizatat ndërkombëtare.

Të përdorësh Kosovën si shembull për të justifikuar ndërhyrjen në Ukrainë nuk është gjë tjetër veçse injorancë dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj së vërtetës, njerëzimit dhe mendjes së shëndoshë. Tregon një shpërfillje të plotë të së drejtës ndërkombëtare dhe të përgjegjësisë për të mbrojtur normat jetike ndërkombëtare – norma që sigurojnë që komuniteti ndërkombëtar kurrë nuk do të dështojë më për të ndalur gjenocidin, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit”, tha Kurti.

Kurti tha se NATO ndërhyri në Kosovë për të ndaluar gjenocidin që po kryente regjimi serb i Millosheviqit dhe kjo është e  mirë-dokumentuar dhe e dëshmuar nga e gjithë bota, ashtu si gjenocidi aktual që po bëhet në Ukrainë.

Kurti foli për ndihmën e Amerikës duke theksuar se si “nga një viktimë e luftës dhe gjenocidit, Kosova është bërë një shtet i pavarur, sovran, me institucione të plota demokratike dhe një kushtetutë të bazuar në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut”.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll