Bota

Shtyhet seanca për Salih Mustafën, ishte parashikuar që të dëshmonte sot por u tërhoq

Në seancën e parashikuar pë ditën e nesërme Salih Mustafa do të fillonte deklaratën pa betim, por gjatë seancës së sotme e njoftoi gjykatën se ka ndryshuar mendje dhe nuk do të deklarohet.

19 Maj 2022, 14:33 Nga DOSJA
Shtyhet seanca për Salih Mustafën, ishte parashikuar që të
Salih Mustafa

HAGË- Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se seanca ndaj Salih Mustafës, e cila ishte parashikuar të mbahej nesër, do të shtyhet deri në një njoftim të dytë.

Seanca e sotme në çështjen Mustafa përfundoi dhe seanca e planifikuar për nesër më 20 maj, u anulua. Pas parashtrimeve të djeshme të mbrojtjes në lidhje me rishqyrtimin e qëndrimit të mëparshëm të saj, sot nuk u zhvillua deklarata pa betim e të akuzuarit në përputhje me rregullën 142 të Rregullores. Gjykimi u shty deri në një njoftim të mëtejshëm”, thuhet në këtë njoftim.

Në seancën e parashikuar pë ditën e nesërme Salih Mustafa do të fillonte deklaratën pa betim, por gjatë seancës së sotme e njoftoi gjykatën se ka ndryshuar mendje dhe nuk do të deklarohet.

Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt Foglia ka bërë të ditur se Mustafa kishte shpreh qëllimin për të bërë deklaratë pa betim, jo më larg se më 12 prill 2022.

Mustafa kishte konfirmuar gatishmërinë për t’iu përgjigjur pyetjeve të trupit gjykues nëse do të kishte në varësi edhe të drejtave të tij për të mos folur, për të heshtur. Arsyeja pse trupi gjykues donte t’ju bënte pyetje ishte për t’u përpjekur për të sqaruar çka ka ndodhur në prill të vitit 1999 dhe cili ka qenë roli juaj nëse keni pas ndonjë rol në kuadër të aktakuzës së konfirmuar, pyetjet që trupi gjykues do t’ua kishte bërë, do të duhej të ishin parë nga ky këndvështrim”, ka thënë ajo.

Salih Mustafa akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë. Akuza i referohet ngjarjeve midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, ku në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll