Bota

Sulm me armë pranë një shkolle në Gjermani, 1 i plagosur në gjendje të rëndë, arrestohet autori

Një i dyshuar është arrestuar dhe policia ka përjashtuar raportet e mëparshme se një individ i dytë mund të ketë qenë i përfshirë në ngjarje.

19 Maj 2022, 14:54 Nga DOSJA
Sulm me armë pranë një shkolle në Gjermani, 1 i plagosur
Sulm ne Gjermani

GJERMANI- Të shtëna me armë janë qëlluar në qytetin verior të Bremerhaven të Gjermanisë, ku të paktën një person është plagosur rëndë sipas raportimeve.

Sipas mediave të huaja, një i dyshuar është arrestuar dhe policia ka përjashtuar raportet e mëparshme se një individ i dytë mund të ketë qenë i përfshirë në ngjarje.

Pamjet e shpëendara në mediat sociale dukej se tregojnë një të ri duke u arrestuar në një cep të rrugës, pak metra nga shkolla. Një objekt, ndoshta një armë, shihet në tokë pranë tij.

Policia lokale ka urdhëruar qytetarët të shmangin zonën përreth ku ndodhi ngjarja dhe ka izoluar menjëherë fëmijët e shkollës nëpër klasa.

'Nxënësit janë në klasat e tyre me mësuesit e tyre. Policia e ka nën kontroll situatën në vendngjarje. Masat e policisë po vazhdojnë.'-tha një zëdhënës i policisë.

Është e paqartë se sa njerëz u lënduan atje, por policia ka thënë se i plagosuri i konfirmuar nuk ishte nxënës.

Të shtënat ndodhën në gjimnazin Lloyd, i cili u shkroi një mesazh prindërve në faqen e tij të internetit ku lexonte: "Fëmijët tuaj janë të sigurt".

Bremerhaven shtrihet në bregun verior të Gjermanisë, rreth 70 milje në perëndim të Hamburgut.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll