Sport

VD/ Sylvain Distin, 1300 km me biçikletë për të ndihmuar Ukrainën...

Ish-mbrojtësi Sylvain Distin do të udhëtojë 1300 kilometra me biçikletë midis Poole, Angli dhe Saint-Tropez për të mbledhur fonde për Ukrainën.

19 Maj 2022, 06:24 Nga DOSJA
VD/ Sylvain Distin, 1300 km me biçikletë për të ndihmuar

FRANCE - Nisma është pak e çmendur, por Sylvain Distin do të largohet nga Poole me biçikletë për të arritur në Saint-Tropez në vetëm dhjetë ditë. Të dy qytetet ndahen me 1300 kilometra. Ish-mbrojtësi i Evertonit do të shoqërohet nga disa persona për të mbledhur fonde për Ukrainën.

44-vjeçari tha se ishte shumë i prekur nga lufta në mikrofonin e Sky Sports: “Ne shohim familje të ndara çdo ditë, ndërkohë që të gjithë kemi një familje. Prandaj thamë nëse mund të ndihmojmë, pse jo”.

Ish-futbollisti francez është stërvitur, por e përsërit: “Është krejtësisht ndryshe, për sa i përket përpjekjeve në krahasim me futbollin, është si t'i kërkosh Usain Bolt të vrapojë një maratonë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll