Politike

Propozimi i 2 nga opozita! Xhaferraj 'zgjedh' për President Leonard Demin

Ditën e djeshme, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu propozoi emrin e Dashamir Shehut për President

19 Maj 2022, 12:50 Nga DOSJA
Propozimi i 2 nga opozita! Xhaferraj 'zgjedh' për President
Leonard Demi

TIRANË- Leonard Demi është propozimi i dytë që vjen nga opozita për President të vendit. Ky propozim është paraqitur ditën e sotme në mbledhjen e grupit të PD, nga deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferraj. 

“Padiskutim që ka shumë figura të nderuara, por Leonard Demi perfaqëson një personalitet të ndershëm, të edukuar, me përvojë, konsensual, me disa shkollime të plota në fushën e sigurisë, ish-ambasador në NATO, i dekoruar nga Presidenti Kosoves për përpjekjet për afrimin e Kosovës me NATO-n. Ai i bën nder institucionit të Presidentit dhe është nder për Kuvendin të votojë emrin e tij”, mësohet të ketë thënë Xhaferaj, ndërkohë që mbledhja vijon.

Ditën e djeshme, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu në cilësinë e kreut të Aleancës për Ndryshim zbuloi se ka diskutuar me kreun e PAA, Agron Duka dhe një aternativë i cili edhe Dashamir Shehi. 

Propozimet në tre raundet e para për presidentin e ri të vendit do t’i bëjë opozita. Kështu është vendosur në mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve. Në fakt janë dy të mbeturat, ku opozita do të ketë të drejtën që të vijë me të paktën 4 emra përballë maxhorancës për të diskutuar se cili prej tyre do të zërë vendin e kreut të shtetit, pas përfundimit të mandatit të Ilir Metës. 

Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që raundi konsiderohet efektiv edhe nëse nuk paraqitet asnjë kandidat. Pra edhe nëse oozita nuk merr pjesë në seancë ajo nuk e bllokon procesin. Pra edhe nëse sot nuk bëhet asnjë propozim dhe nesër në raundin e parë nuk ka asnjë emër kandidati, ai sërish do të jetë i vlefshëm si procedurë dhe do të mund të vijohet me raundin e dytë. Gjithsej janë parashikuar pesë raunde votimi. Në tre të parat nevojitet një shumicë prej tre të pestash, ndërsa në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll