Sport

Amnesty International apel Francës për emigrantët në Katar…

Letër të hapur drejtuar kombëtares së Francës, në lidhje me kushtet e jetesës së punëtorëve në Katar, vendi mikpritës i Botërorit të ardhshëm. Didier Deschamps shpall listën e tij, këtë të enjte për Nations League

19 Maj 2022, 06:19 Nga DOSJA

Amnesty International apel Francës për emigrantët në

FRANCE - Zgjedhja e kohës nuk është e pafajshme: ndërsa Didier Deschamps duhet të shpallë, këtë të enjte (14:00) listën e tij për katër ndeshjet e Nations League, që do të luhen në qershor, Amnesty International France publikon të njëjtën ditë një "letër të hapur për “Gjelat” e Francës, duke iu bërë apel të flasin publikisht për kushtet e jetesës së punëtorëve emigrantë në Katar, vendi mikpritës i Botërorit të ardhshëm (21 nëntor-18 dhjetor).

Punëtorët e huaj përfaqësojnë gati 90% të popullsisë së përgjithshme të gadishullit të vogël të Gjirit (2.8 milionë banorë). “Ju do të bëheni legjendarë nëse, si kampionë botërorë në fuqi, na ndihmoni të mbrojmë dhe mbështesim emigrantët, që punojnë në kushte të tmerrshme në Katar, pa të cilët ky Botëror nuk do të ishte i mundur kurrë. Talenti juaj vlen flori, fjala juaj duhet të peshojë po aq!”,- shkruan OJQ-ja, e cila shton se skuadra franceze “ndoshta do të ndeshet me këta punëtorë migrantë në hotelin ose gjatë udhëtimeve të tyre ndërmjet stadiumeve dhe vendeve të tjera stërvitore”.

Amnesty International apel Francës për emigrantët në

FFF tha se ishte e gatshme të verifikonte, në nivelin e saj, që kushtet e punës së këtyre punonjësve përputhen rreptësisht me legjislacionin e ri vendor, i cili përfshin një pagë minimale ekuivalente me 260 €, në kampin e saj bazë. Hotel Al-Messila, në Doha dhe mbi infrastrukturat e ndryshme që “blutë” do të përdorin në emiratin e pasur me gaz.

Strategjia e Amnesty është pjesë e presionit të saj të rregullt ndaj FFF-së, për të mbrojtur të drejtat e njeriut në Katar dhe çështjet e lartpërmendura. Edhe nëse "3F" dhe OJQ-ja do të mund të takoheshin më 19 prill, në selinë e organit në Paris, për të diskutuar mbi këto tema, Amnesty kishte njoftuar se do të vazhdonte "punën e saj të pyetjeve dhe ndërgjegjësimit". Nga ana e saj, Federata Franceze kishte folur për një “emërim pozitiv” dhe për një “mesazh të kuptuar dhe mirëkuptuar”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll