Aktualitet

E papritur/ Komisioneri Publik tërheq ankimimin për gjyqtaren e Krimeve të Rënda

22 Korrik 2019, 07:11 Nga DOSJA
E papritur/ Komisioneri Publik tërheq ankimimin për gjyqtaren e

Tiranë- Komisioneri Publik tërhiqet nga ankimimi i vendimit të KPK-së për Nertina Kosovën, gjyqtaren e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Kjo tërheqje ka ardhur 4 muaj pasi ky institucion ankimoi vendimin e KPK-së për konfirmimin në detyrë të gjyqtares.

4 muaj më parë sipas KP-së, u bë ankimimi i vendimit, me argumentin se nuk ishte bërë hetimi i plotë për gjyqtaren në procesin e Vettingut.

Tashmë mbetet në fuqi vendimi i KPK-së dhe gjyqtarja do të vijojë të qëndrojë në detyrë. Theksojmë se është hera e parë që tërhiqet KP nga një ankimim i tillë. Nuk dihen ende arsyet e kësaj tërheqje.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet komisioneri publik tërheq ankimimin kp nertina kosova komisioneri publik tërheq ankimimin kp nertina kosova

Sondazh

Poll