Sport

Sukses për peshëngritjen shqiptare/ Briken Calja, një nga 10 kandidatët për çmimin e vitit

Peshëngritësi shqiptar Briken Calja është përzgjedhur si një nga 10 kandidatët për çmimin prestigjioz të “Peshëngritësit Europian të Vitit 2021”.

18 Maj 2022, 21:16 Nga DOSJA

Sukses për peshëngritjen shqiptare/ Briken Calja, një nga 10

EUROPË-Peshëngritësi shqiptar Briken Calja është përzgjedhur si një nga 10 kandidatët për çmimin prestigjioz të “Peshëngritësit Europian të Vitit 2021”. EWF ka bërë të ditur se ka hapur votimin për këtë çmim, si për femra, ashtu edhe për meshkuj. Ky votim do të jetë i hapur për 3 ditë, deri më 21 maj në mesditë, kur do të shpallen edhe fituesit e këtij çmimi të vyer kontinental.

Votuesit kanë mundësi të zgjedhin vetëm një kandidat, për femra dhe meshkuj, dhe fituesit do të shpallen në ceremoninë e hapjes së Edicionit të 100-të të Kampionatit Europian të Peshëngritjes, që do të mbahet në Tiranë, më 27 maj 2022.

E.Ç (Dosja.al)

73961

Sondazh

Poll