Sport

Goli në minutat e fundit që solli barazimin e Lazios, festa e djalit të Igli Tares në Torino bëhet virale

Lazio ia doli të merrte një barazim 2-2 ndaj Juventusit në ndeshjen e fundit të Serie A. Një pikë me vlerë pasi skuadra kryeqytetase siguroi pjesëmarrjen në Europa League

18 Maj 2022, 22:30 Nga DOSJA
Goli në minutat e fundit që solli barazimin e Lazios, festa e djalit
Elian Tare

ITALI- Lazio ia doli të merrte një barazim 2-2 ndaj Juventusit në ndeshjen e fundit të Serie A. Një pikë me vlerë pasi skuadra kryeqytetase siguroi pjesëmarrjen në Europa League. Ajo që ra më shumë në sy ishte në tribunën kryesore ku ndeshjen po e shihte nga pranë drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare në shoqërinë e djalit të tij të vogël, Elian Tares.

I biri i drejtorit sportiv të Lazios, ra në sy me gjestet dhe festimin e tij të golave të Lazios.Në fillim Elian Tare bëri gjestin e lutjes dhe të kryqit dhe më pas duke festuar te goli i barazimit në minutën e 90+6′ nga Milinkovic-Savic.

E.Ç (Dosja.al)

10924 42326

Sondazh

Poll