Sport

Covid-19 nuk ka ikur, godet River: pesë raste pozitivë në kampin argjentinas

Mungesa të shumta në radhët e skuadrës argjentinase para ndeshjes për Copa Libertadores

18 Maj 2022, 20:03 Nga DOSJA
Covid-19 nuk ka ikur, godet River: pesë raste pozitivë në kampin

ARGJENTINE - Të paktën pesë raste pozitive të koronavirusit, përfshirë ato të futbollistëve Franco Armani, Javier Pinola dhe Tomás Pochettino, u konfirmuan këtë të mërkurë dhe vendosën gjendje alarmi te River Plate, pasi kanë frikë nga infeksione të reja.

“Pas strisheve të kryera te të gjithë anëtarët e skuadrës dhe stafit stërvitor, lojtarët Franco Armani, Javier Pinola dhe Tomás Pochettino, si dhe bashkëpunëtorët Mariano Barnao dhe Matías Ghirlanda, rezultuan pozitivë me Covid-19”,- raporton Núñez, një anëtar i stafit mjekësor, që ka shpërndarë lajmin në rrjetet e tij sociale.

Si lojtarët, ashtu edhe bashkëpunëtorët e trajnerit Marcelo Gallardo, do të qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre dhe, nisur nga kjo situatë, tre futbollistët nuk do të jenë të disponueshëm për ndeshjen, ku River do të presë Colo Colo, të enjten në stadiumin “Monumental” për ditën e pestë nga grupi F i Copa Libertadores.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll