Sport

'Pagë dhe kushte të barabarta me meshkujt', futbollistet femra në SHBA arrijnë marrëveshjeshen historike

Ndërsa në Itali dhe Europë futbolli i femrave po shkon në nivelin profesionist, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shkon më tej.

18 Maj 2022, 21:42 Nga DOSJA

'Pagë dhe kushte të barabarta me meshkujt', futbollistet

SHBA-Ndërsa në Itali dhe Europë futbolli i femrave po shkon në nivelin profesionist, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shkon më tej. Në fakt, në Federatën Amerikane të Futbollit është vendosur një marrëveshje historike: femrat dhe meshkujt e kombëtares do të paguhen njësoj. Marrëveshja e arritur u jep fund mosmarrëveshjeve dhe betejave në vite, me yllin e Kombëtares së femrave, Megan Rapinoe, e cila ishte në front.

"Federata e Futbollit e Shteteve të Bashkuara (USSF), Shoqata e Lojtarëve të Ekipeve Kombëtare të Femrave kanë rënë dakord për kushtet e marrëveshjeve dhe të një lloji të negociatave në mënyrë që paga të fitohet në mënyrë të barabartë," thuhej në një shënim të përbashkët.

"Sipas këtyre marrëveshjeve, US Soccer bëhet federata e parë në botë që barazon këtë standart." Më pas, një seri e mëtejshme përfitimesh, të shpërndara në mënyrë të barabartë, duke filluar nga kujdesi i garantuar për fëmijët, te mjediset stërvitore që duhen ofruar, te sigurimet shëndetësore të paguara drejtpërdrejt nga US Soccer.

E.Ç (Dosja.al)

1963

Sondazh

Poll