Sport

E ngacmojnë se është femër? Agjentja i FIFA-s, viktimë e fyerjeve për disa foto…

Marian Khadour paralajmëron, se do të denoncojë të gjitha "mesazhet poshtëruese deri në pasojat e fundit"

18 Maj 2022, 18:25 Nga DOSJA
E ngacmojnë se është femër? Agjentja i FIFA-s, viktimë

SPANJE - Agjentja e FIFA-s, Marian Abou Khadour, ka bërë të ditur se po ngacmohet në rrjetet sociale, pasi pasditen e së martës, 17 maj nisën të shpërndaheshin foto, në të cilat ajo shfaqet me presidentin e Valencias, Anil Murthy. 

Vetë agjentja, banuese në Valencia, ka lëshuar një deklaratë përmes profilit të saj në Twitter dhe që llogaria zyrtare e Valencias, e ka shpërndarë pak më vonë: “Që nga dje kam marrë qindra mesazhe dhe telefonata që më shajnë për takimin me presidentin e Valencias, Anil Murthy, duke hedhur akuzave të rënda ndaj meje dhe marrëdhënies që kam me zotin Murthy”.

Kujtojmë, se këtë të mërkurë, edhe Valencia ka njoftuar zyrtarisht se ka bërë denoncimin përkatës në polici për kërcënime me vdekje, fyerje ndaj presidentit Anil Murthy, të afërmve të tij dhe punonjësve të klubit. E gjithë kjo klimë agresiviteti ekstrem është si pasojë e rrjedhjes së disa regjistrimeve audio gjatë një dreke private të presidentit me pesë biznesmenë valencianë dhe drejtorin e përgjithshëm të Fondacionit, Teo Swee Wei. 

Agjentja e FIFA-s, një e diplomuar në Drejtësi, ka njoftuar se do të denoncojë "çdo mesazh poshtërues që kam marrë përmes kanaleve të ndryshme" me mjete ligjore: "Unë do të ndjek procesin gjyqësor deri në fund”,- paralajmëron ajo.

Khadourit, me një karrierë 18-vjeçare, i vjen keq që duhet të sqarojë se si ajo shfaqet në disa foto me presidentin Anil Murthy dhe se ato i përkasin një takimi që u zhvillua në Valencia tre muaj më pare, me profesionistë të tjerë të klubit: "Vizioni mizogjen i një pjese të shoqërisë evidentohet në ngjarje të tilla, si këto në të cilat duket se më mohohet një karrierë profesionale në botën e futbollit sepse jam femër”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll