Sport

Verratti: "Kur lexoj se Mbappé është në Madrid, më shkaktohen dhimbje barku"

Mesfushori italian flet në 'Le Parisien', për “temën e ditës”, largimin e yllin të parizienëve, por edhe…

18 Maj 2022, 18:36 Nga DOSJA
Verratti: "Kur lexoj se Mbappé është në Madrid,

FRANCE - Marco Verratti, mesfushori i PSG-së, ka folur në një intervistë për 'Le Parisien' në të cilën ai shqyrton të gjitha të rejat për skuadrën pariziene.

Mbappe? "Të gjithë duam që ai të qëndrojë këtu. Por kur flas me të, është më shumë për të qeshur. Në futboll, kur kemi diçka në mendje, kur një vendim është afër, ne nuk flasim shumë për të. Është vendimi i tij dhe e pres. Kur shoh njoftime se Kylian është në Madrid, me dhemb barku (qesh) edhe pse më vonë them me vete: mos u shqetëso isha me pushime..."

Eliminimi ndaj Real Madridit? “Unë e di që PSG do të bëhet klubi më i mirë në botë. Duhet vetëm kohë. Në fillim të këtij viti ne patëm një ecuri të mirë, u argëtuam më shumë dhe më pas ndodhi Madridi, sikur të kishim bërë tre hapa prapa."

Fishkëllimat e tifozëve? "Tifozët kanë të drejtë të fishkëllojnë, por jo gjatë lojës. Gjatë lojës ne jemi të gjithë bashkë. Ndonjëherë nuk dukej sikur po luanim në shtëpi. Është e vështirë për t'u kuptuar."

Padrejtësia më e madhe? "Ndeshja e kthimit kundër Barcelonës. Atë natë, çfarëdo që të ndodhte, ne do ta kishim humbur ndeshjen, me 3 gola diferencë ose 4-1, kjo është e sigurt. Por me një gjyqtar tjetër dhe VAR nuk do ta kishim bërë kurrë 6-1. Është padrejtësia më e madhe dhe ne kemi qenë viktima, ishte e vështirë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll