Sport

Ceferin: "Europa League të lë pa frymë, është rritur në mënyrë mbresëlënëse"

Presidenti i UEFA-s, falenderon mikpritjen spanjole dhe uron: “Jam i bindur se të dyja skuadrat dhe tifozët e tyre do të jenë në krye dhe do të na ofrojnë një natë tjetër për t'u kujtuar për shumë vite në vijim”

18 Maj 2022, 18:02 Nga DOSJA
Ceferin: "Europa League të lë pa frymë, është

SPANJE - I pranishëm në Seville për finalen e Europa League, ndërmjet Eintracht dhe Rangers, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, foli për vendndodhjen, falenderoi për mikpritjen dhe eventin:

"Qyteti i mrekullueshëm andaluzian është i njohur për klimën e tij të butë, mikpritjen dhe një origjinë krenare futbolli. Legjenda thotë se është themeluar nga të fuqishmit. Vetë Herkuli dhe ne presim, asgjë më pak se një performancë heroike nga të dy finalistët, ndërsa një sezoni spektakolar po i afrohet fundit.

Stadiumi “Ramón Sánchez-Pizjuán” nuk është i panjohur për ndeshjet e profilit të lartë, pasi ka pritur finalen e Kupës Europiane në vitin 1986. Jam i bindur se të dyja skuadrat dhe tifozët e tyre do të jenë në krye dhe do të na ofrojnë një natë tjetër për t'u kujtuar për shumë vite në vijim.

Këtë sezon, UEFA Europa League ka qenë befasuese me shumë ekipe të shquara dhe rikthime spektakolare, duke demonstruar edhe një herë një rritje mbresëlënëse në garën e këtij kompeticioni.

Falënderimet e mia shkojnë për Federatën Spanjolle të Futbollit që ofroi mjedisin për një tjetër natë magjike futbolli. Shijojeni finalen”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll