Bota

'Ka gënjyer për të manipuluar FBI-në', avokati i Hilary Clinton gjatë fushatës së presidenciale del në gjyq

Prokurorët u bënë thirrje anëtarëve të jurisë që të linin mënjanë politikën dhe të dënonin Sussmann.

18 Maj 2022, 14:10 Nga DOSJA
'Ka gënjyer për të manipuluar FBI-në', avokati i
Michael Sussmann

SHBA-Një avokat i fushatës presidenciale të Hillary Clinton, e cila kandidonte për zgjedhjet e vitin 2016, akuzohet se gënjeu FBI-në për të "manipuluar" agjencinë në mënyrë që Clinton të fitonte zgjedhjet.

Sipas BBC, Sussmann është deklaruar i pafajshëm në seancën e djeshme dhe ka mohuar akuzat e ngritura nga Këshilltari Special i Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, John Durham. Ky i fundit u zgjodh nga Prokurori i Përgjithshëm nën Presidencën e Trump në vitin 2019 për të hetuar sjelljen e pahijshme të FBI-së në hetimin origjinal 'Trump-Rusi' nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller. 

Sipas aktakuzës Sussmann është takuar me një agjent të FBI-së në vitin 2016 ku i prezantoi atij atë që ai pretendoi se ishte prova e trafikut të dyshimtë të internetit që lidhte Organizatën Trump me Alfa Bank të Rusisë. FBI-ja shqyrtoi akuzat dhe nuk gjeti asgjë të dyshimtë. Prokurorët thonë se Sussmann gënjeu duke mos zbuluar në takim se ai po punonte për fushatën e demokratëve.

"Gënjeshtra e të pandehurit ishte e gjitha pjesë e një plani më të madh. Ishte një plan për të krijuar një surprizë tetori në prag të zgjedhjeve për të përdorur dhe manipuluar FBI-në," tha prokurorja Brittain Shaw.

Gjyqi ka nisur si një rihetim ndaj rastit Rusi-Trump, ku sipas zyrës elektorale të Clinton hackerat rusë kanë ndërhyrë për të ndihmuar Trumpin në fitoren e zgjedhjeve presidenciale të 2016.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll