Bota

Kryeministrja e Serbisë vizitë zyrtare në Shkup,Kovaçevski: Bashkëpunimi rajonal, bazë për zhvillimin ekonomik

Në takimin me kryeministrin e Serbisë, Kovaçevski falënderoi për heqjen e ndalesës për eksportin e drithërave dhe vajit për gatim, me çka tregoi mirëkuptim dhe solidaritet si pjesë e përkushtimit të tij për bashkëpunim në rajon.

18 Maj 2022, 13:24 Nga DOSJA
Kryeministrja e Serbisë vizitë zyrtare në
Ana Brnabiç dhe Dimitar Kovaçevski

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka nisur një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut ku u prit nga homologu i saj Dimitar Kovaçevski.

Në takimin me kryeministren e Serbisë, Kovaçevski falënderoi për heqjen e ndalesës për eksportin e drithërave dhe vajit për gatim, me çka tregoi mirëkuptim dhe solidaritet si pjesë e përkushtimit të tij për bashkëpunim në rajon.

Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, Kovaçevski dhe Brnabiç, theksuan komunikimin dhe partneritetin në nivelin më të lartë në kuadër të Iniciativës për Ballkanin e Hapur si një shtysë shtesë për bashkëpunimin rajonal, fqinjësinë e mirë dhe zbatimin e vlerave evropiane në rajonin tonë”, thuhet në deklaratë.

Në takim u përmend dhe gatishmërinë e të dyja palëve për organizimin e seancës së tretë të përbashkët të të dy qeverive si një shtysë pozitive për zhvillimin dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit, veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik.

Gjatë takimit u vlerësuan dhe investimet infrastrukturore si Korridoret 10 dhe 8, si veçanërisht të rëndësishme për lidhjen e rajonit.

Lidhur me integrimin evropian të rajonit, Kovaçevski dhe Brnabiq thanë se tani është koha e duhur që Maqedonia e Veriut dhe Serbia të fillojnë negociatat me BE-në dhe se ky hap do të jetë një sinjal pozitiv për të gjithë rajonin në aspektin e tij gjeostrategjik për nga rëndësia dhe stabiliteti.

Sondazh

Poll