Bota

Von der Leyen zbulon planin e BE për energjinë: Importet e gazit jo-rus, zhvillimi i BRE dhe kursimi i energjisë

Rritja e importeve të gazit jorus, zhvillimi më i shpejtë i burimeve të rinovueshme të energjisë dhe kursimi i energjisë në të gjithë Bashkimin Europian janë shtyllat kryesore të planit për t'i hapur rrugë arratisjes nga lëndët djegëse fosile ruse.

18 Maj 2022, 14:18 Nga DOSJA
Von der Leyen zbulon planin e BE për energjinë: Importet e gazit
Ursula von der Leyen

EUROPË- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka paraqitur shtyllat kryesore të planit të Komisionit Europian për detoksifikimin nga karburanti rus deri në vitin 2027.

Rritja e importeve të gazit jorus, zhvillimi më i shpejtë i burimeve të rinovueshme të energjisë dhe kursimi i energjisë në të gjithë Bashkimin Europian janë shtyllat kryesore të planit për t'i hapur rrugë arratisjes nga lëndët djegëse fosile ruse. Kjo bëhet në mënyrë që 27 vendet anëtare të BE-së të pavarësohen nga Rusia deri në vitin 2027.

Sipas Proto Thema, plani ambicioz prej 300 miliardë eurosh i paraqitur nga presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen bazohet në tre shtylla.

Shtyllat janë futja e më shumë gazit jorus, zhvillimi më i shpejtë i burimeve të rinovueshme të energjisë dhe përpjekjet më të mëdha për të kursyer energjinë në biznese dhe ndërtesa publike. Nga këto 300 miliardë euro, rreth 10 do të financojnë infrastrukturën e gazit natyror të lëngshëm (LNG) për të ndaluar importet nga Rusia. Pjesa tjetër do të përdoret për financimin e përshpejtimit të tranzicionit drejt energjisë së pastër.

(j.c)/dosja.al 

 

Sondazh

Poll