Bota

Agjencia Europiane: Më shumë se 27 mijë emigrantë kanë hyrë ilegalisht në BE përmes Ballkanit Perëndimor

Frontex thekson se gjatë katër muajve të parë të vitit 2022, rruga e Ballkanit Perëndimor përbënte pothuajse gjysmën e të gjitha kalimeve të paligjshme kufitare me 27,172 kalime të paligjshme, kryesisht sirianë dhe afganë.

18 Maj 2022, 13:13 Nga DOSJA
Agjencia Europiane: Më shumë se 27 mijë emigrantë kanë
Foto ilustruese

EUROPË- Agjencisa Europiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare ka njoftuar se sipas të dhënave paraprake janë regjistruar në periudhën janar-prill rreth 57.800 hyrje të parregullta në Bashkimin Europian. Kjo do të thotë se numri është rritur me 69% më shumë se në katër muajt e parë të vitit të kaluar.

Sipas mediave të huaja, raporti i Frontex nuk përfshin refugjatët që ikin nga Ukraina dhe hyjnë në BE përmes pikave kufitare.

"Sipas të dhënave të fundit të Frontex, më shumë se 5.9 milionë njerëz i janë bashkuar BE-së nga Ukraina dhe Moldavia që nga fillimi i pushtimit në shkurt”- thuhet në dokument.

Frontex regjistroi rreth 15,000 kalime të parregullta në Prill, 79 për qind më shumë nga i njëjti muaj i vitit të kaluar.

Frontex thekson se gjatë katër muajve të parë të vitit 2022, rruga e Ballkanit Perëndimor përbënte pothuajse gjysmën e të gjitha kalimeve të paligjshme kufitare me 27,172 kalime të paligjshme, kryesisht sirianë dhe afganë.

Ky numër është 130 për qind më i lartë se vitin e kaluar.

Përveç kësaj, rrugët më aktive të migrimit në BE ishin Mesdheu Lindor dhe Mesdheu Qendror.

"Numri i zbulimeve në rrugën e Mesdheut Lindor mbeti i lartë me 9109 mbërritje (86 për qind më shumë). Kjo është veçanërisht për shkak të numrit konstant të mbërritjeve në Qipro, i cili përbënte më shumë se gjysmën e të gjitha zbulimeve. Shumica e emigrantëve vinin nga Siria. Nigeria dhe Kongo. 9300 kalime të paligjshme janë regjistruar në itinerarin nga janari në prill, që është afërsisht 4% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kombësitë kryesore të përfaqësuara në këtë rrugë ishin egjiptianët, Bangladeshët dhe Tunizianët", -tha Frontex.

Agjencia aktualisht ka më shumë se 2,000 oficerë dhe staf të përhershëm në pjesë të ndryshme të kufirit të jashtëm të BE-së, si dhe në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Moldavi.

Sondazh

Poll