Politike

VD-Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Me 25 Maj punonjësit e administratës në Tiranë do jenë pushim. Në atë ditë s'do ketë qarkullim të makinave si dhe do bëhet mbyllja e aksit hyrës me Tiranën.

18 Maj 2022, 12:58 Nga DOSJA
VD-Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat,
Bledi Çuçi

TIRANË- Data 25 Maj do të jetë pushim për administratën në qarkun e Tiranës. Kjo u bë me dije nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Çuçi bëri të ditur se po atë ditë, nuk do të lejohet përdorimi i makinave përveç rasteve emergjente shëndetësore. Po ashtu, me 25 Maj do të mbyllet aksi hyrës me Tiranën e do të lejohet futja e qytetarëve pas orës 18:00. 

'Datën 25 do ta shpallim si ditë pushimi për të gjitha insititucionet që janë pjesë e qarkut të Tiranës, ditë pushimi për të gjithë zyrtarë publikë. Kjo masë merret në vazhdimin e masave për të realizuar Konferencën e Ligës Europiane, presim fluks njerëzish e deri tani kemi pritshmëri që gati 5-6 herë më shumë njerëz. Do të jetë një ditë feste për të gjithë. Masa të tjera që janë të rëndëishme janë ato që lidhen me kufizimin e qarkullimit, atë ditë do të jetë pa makina, ajo që është e rëndësishme se akset hyrëse në Tiranë do të mbyllen. Kush nuk është në Tiranë, mund të vijë në Tiranë pas orës 18:00 të mbasdites.'- tha Çuçi.

Kjo masë merret në vijim të masave për të organizuar finalen e Europa Conference League, 2022, e cila zhvillohet më 25 Maj.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll