Bota

Ministria ruse/ Gati 1 mijë ushtarë në Azovstal janë dorëzuar

Ministria ka deklaruar se 694 luftëtarë nga ushtria ukrainase dhe batalioni Azov janë dorëzuar gjatë 24 orëve të fundit.

18 Maj 2022, 10:37 Nga DOSJA
Ministria ruse/ Gati 1 mijë ushtarë në Azovstal janë
Fabrika e çelikut Azovstal

UKRAINË- Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se gati 1,000 luftëtarë ukrainas të strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit tani janë dorëzuar.

Sipas BBC, ministria ka deklaruar se 694 luftëtarë nga ushtria ukrainase dhe batalioni Azov janë dorëzuar gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria thotë se totali i atyre që janë dorëzuar tani është 959 ku 265 prej tyre u lanë të evakuoheshin të hënën. Ata që largohen nga fabrika e çelikut po dërgohen në territorin e kontrolluar nga Rusia.

Autoritetet ukrainase nuk kanë dhënë informacione të sakta se sa luftëtarë janë larguar sot nga Azovstal.

Lufta në Ukrainë hyn në ditën e 84-të. Ashtu si Kievi, edhe Moska kanë konfirmuar se negociatat janë pezulluar për momentin. Ndërkohë Finlanda dhe Suedia kanë kërkuar zyrtarisht anëtarësimit në NATO. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka njoftuar se kanë nisur nëgociatat me palën ruse për evakuimin e ushtarëve nga fabrika e çelikut Azovstal

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll