Bota

Goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij, arrestohet shqiptari në Itali

Në orët e vona dy të rinjtë kanë pasur një sherr për arsye të kota dhe 19-vjeçari ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e tij në bark dhe në kofshë.

18 Maj 2022, 10:55 Nga DOSJA
Goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij, arrestohet shqiptari në
Vendngjarja në Rimini

RIMINI- Një 19-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane për shkak se akuzohet për tentativë vrasje të një bashkëmoshatari të tij. Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 prill në Viserba në një provincë të Bolonjas.

Sipas mediave italiane, në orët e vona dy të rinjtë kanë pasur një sherr për arsye të kota dhe 19-vjeçari ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e tij në bark dhe në kofshë. Fatmirësisht ai ka mundur ti shpëtoj plagëve të marra. Raportohet se i plagosuri po ashtu ishte me nënshtetësi shqiptare. Dy shqiptarët kanë pasur një sherr mes tyre.

Policia ka gjetur një thikë në shtëpinë e një miku të tij, ku ai ishte mysafir, materiali është marrë nga policia në cilësinë e provave materiale ndërkohë 19-vjeçari ndodhet në një burg në Bolonja.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll