Bota

U dënuan me 4 vjet e gjysëm burg, zbulohet aktgjykimi i plotë i Speciales ndaj Gucatit e Haradinajt

Ndërkohë pas vendimit zyra për media e Dhomave të Specializuara ka publikuar Aktgjykimin e plotë rë dënimit për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

18 Maj 2022, 12:50 Nga DOSJA
U dënuan me 4 vjet e gjysëm burg, zbulohet aktgjykimi i plotë i
Gucati dhe Haradinaj

HAGË- Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, u shpallën fajtor nga Gjykata Speciale e Hagës duke i dënuar me katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh. Në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Ndërkohë pas vendimit zyra për media e Dhomave të Specializuara ka publikuar Aktgjykimin e plotë rë dënimit për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

 

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë, Kosovë, dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020. Në aktakuzën ndaj tyre parashtrohet se midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, në tri konferenca për shtyp dhe transmetime të tjera televizive, si dhe përmes shpërndarjes së mëtejshme, ata zbuluan, pa autorizim, informacion të mbrojtur nga Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, përfshirë  të dhëna personale të disa dëshmitarëve (të mundshëm). Gjithashtu, të akuzuarit bënë komente nënçmuese dhe akuzime kundër dëshmitarëve (të mundshëm) dhe në mënyrë të përsëritur shprehën synimin e tyre për të dëmtuar Dhomat e Specializuara.

(d.a/dosja.al)

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll