Bota

Rusia po shqyrton të tërhiqet nga OBSH

Tolstoy, dje njoftoi se pasi Rusia u tërhoq nga Këshilli i Europës, tërheqja e rradhës do të jetë nga OBSH-ja.

18 Maj 2022, 10:18 Nga DOSJA

Rusia po shqyrton të tërhiqet nga OBSH

Foto ilustruese

RUSI- Duma ruse është duke vlerësuar mundësinë për t’u tërhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Tregtisë. Sipas mediave ruse, zëvendës presidenti i Asamblesë Pyotr Tolstoy, dje njoftoi se pasi Rusia u tërhoq nga Këshilli i Europës, tërheqja e rradhës do të jetë nga OBSH-ja.

“Rusia u tërhoq nga Këshilli i Evropës, tani hapi tjetër është tërheqja nga (OBT) Organizata Botërore e Tregtisë dhe (OBSH) Organizata Botërore e Shëndetësisë të cilat kanë neglizhuar të gjitha detyrimet ndaj vendit tonë”. Ka punë për të bërë për të rishikuar detyrimet tona ndërkombëtare, traktatet, të cilat sot nuk sjellin përfitim, por dëm të drejtpërdrejtë për vendin tonë,”- tha Tolstoy.

Lufta në Ukrainë hyn në ditën e 84-të. Ashtu si Kievi, edhe Moska kanë konfirmuar se negociatat janë pezulluar për momentin. Ndërkohë Finlanda dhe Suedia kanë kërkuar zyrtarisht anëtarësimit në NATO. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka njoftuar se kanë nisur nëgociatat me palën ruse për evakuimin e ushtarëve nga fabrika e çelikut Azovstal.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll