Bota

Gjimnasti ruse ndalohet pasi mbante simbole pro luftës

Z është pikturuar në tanke dhe automjete ruse në Ukrainë dhe është veshur nga rusët pro luftës, duke përfshirë politikanë.

18 Maj 2022, 09:34 Nga DOSJA
Gjimnasti ruse ndalohet pasi mbante simbole pro luftës
Ivan Kuliak

RUSI- Një gjimnaste ruse është përjashtuar për një vit pasi kishte veshur një simbol që lidhet me mbështetjen për pushtimin e Ukrainës, ndërsa ishte në podiumin e medaljeve.

Sipas BBC, Ivan Kuliak shfaqi një shkronjë "Z" në single-in e tij ndërsa mori medaljen e bronztë për një ngjarje në Katar në Mars. Në ceremoni ai qëndroi pranë fituesit të medaljes së artë, një ukrainas.

Z është bërë simbol i luftës në uUkrainë pasi ai është pikturuar në tanke dhe automjete ruse dhe është veshur nga rusët pro luftës, duke përfshirë politikanë.

Fondacioni i Etikës së Gjimnastikës zbuloi se 20-vjeçari kishte shkelur rregullat e organit drejtues të sportit. Sipas fondacionit tashmë Kuliak gjithashtu duhet të kthejë medaljen e tij dhe paratë e çmimit.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll