Bota

Perëndimi po shikon përdorimin e aseteve ruse për të rindërtuar Ukrainën

Truss u shpreh se po krijojnë një plan të ri për të ndihmuar Ukrainën.

18 Maj 2022, 10:12 Nga DOSJA

Perëndimi po shikon përdorimin e aseteve ruse për të

Foto ilustruese

BRITANIA E MADHE- Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e tjera të G7 po shikojnë se si mund të përdoren asetet ruse për të financuar rindërtimin e Ukrainës. Sipas Sky News, Truss u shpreh se po krijojnë një plan të ri për të ndihmuar Ukrainën.

"Ne kemi nevojë për një plan të ri për të rindërtuar Ukrainën dhe në fakt, ne sapo e kemi diskutuar këtë në takimin e G7 që pata me kolegët e mi nga e gjithë bota. Ne po shikojmë se çfarë mund të bëjmë për të përdorur asetet ruse për të ndihmuar Ukrainën,"- tha Truss. 

Lufta në Ukrainë hyn në ditën e 84-të. Ashtu si Kievi, edhe Moska kanë konfirmuar se negociatat janë pezulluar për momentin. Ndërkohë Finlanda dhe Suedia kanë kërkuar zyrtarisht anëtarësimit në NATO. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka njoftuar se kanë nisur nëgociatat me palën ruse për evakuimin e ushtarëve nga fabrika e çelikut Azovstal.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll