Politike

“13 tetori, ditë vrapi në park”, Ironizon Braçe: Ditën e diel luan edhe Partizani

20 Korrik 2019, 20:03 Nga DOSJA
“13 tetori, ditë vrapi në park”, Ironizon Braçe:

TIRANË- Zëvendëkryeministri Erion Braçe është i sigurt në rregullsinë e zgjedhjeve të 30 qershorit, aq sa i bashkohet thirrjes së Bindjes Demokratike për të rihapur kutitë.

“Pyesni KQZ pse nuk i hapën. Për mua t’i hapin, nuk do të gjejnë asnjë votë që nuk do të përputhet. Në 121 qendra votimi që unë kam mbuluar”, u shpreh Braçe.

Zëvendëskryeministri thotë në një intervistë për A2 CNN se Qeveria është legjitime, dhe se kërkesave të opozitës për largimin e Ramës, mund t’i përgjigjen vetëm me dialog kushtetues:

Në gjykimin tim dhe në referencë të kërkesës së përsëritur të zotit Basha, nuk ka zgjedhje të parakohshme.

Do të vazhdojmë të këmbëngulim për dialog, por duhet të kuptoni që qasja jonë duhet të jetë thelbësisht kushtetuese”, tha Braçe. 

E ndërsa numri dy i Qeverise flet për 30 qershorin që kaloi, presidenti Ilir Meta flet për 13 tetorin e ardhshëm.

Ironinë nuk e kursen aspak kur pyetet çfarë është 13 tetori për të.

Ditë vrapi në mëngjes, atje në park, e kam afër. U kujtova se ditën e diel zakonisht luan edhe Partizani”, thotë Zëvendëskryeministri. 

Marrë  nga A2 CNN

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 13 tetori erion brace zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 13 tetori erion brace zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll