Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
DURRËS- Gjykata e Durrësit bën lëvizjen e papritur, i ka njohur mandatin kandidates së majtë për bashkinë e Durrësit, Valbona Sako.
Dy ditë më parë, gjykata refuzoi të certifikojë mandatin e Sakon, edhe pse kjo e fundit kishte bërë kërkesë për njohjen e mandatit. Partia Socialiste ka bërë kërkesë si objekt politik, për të marrë vërtetimin në Gjykatë. Sipas ligjit, kërkesën për të marrë vërtetimin e mandatit të kryetarit të bashkisë, mund ta bëjë vetë kryebashkiaku ose forca politike që ai përfaqëson. Gjykatës i kësaj çështje u caktua Shpëtim Reka, i cili në një seancë ditën e sotme, vendosi t’i japë vërtetimin e mandatit të kryetares së Bashkisë së Durrësit, Valbona Sakos, të zgjedhur nga Partia Socialiste.
“Gjykata vlerëson se Partia Socialiste e Shqipërisë, duke qenë pjesë e koalicionit zgjedhor që ka regjistruar kandidaturën e Znj.Valbona Sako për Kryetare të Bashkisë Durrës, legjitimohet të kërkojë nga gjykata vërtetimin e mandatit të saj si Kryetare Bashkie në kuptim të nenit 32/b të K.Pr.Civile, nenit 60 të Ligjit nr.139/2015 „Për vetëqeverisjen vendore“ dhe neneve 60 e vijues të Kodit Zgjedhor. Në vlerësimin e gjykatës në ato raste që kandidati për kryetar bashkie regjistrohet në KZQ si kandidat i një subjekti politik, legjitimimin për të kërkuar vërtetimin e mandatit e ka si vetë kandidati, ashtu edhe nga partia, koalicioni apo partitë politike përkatëse. Ky përfundim rezulton si nga interpretimi literal e sistematik i nenit 60 të Ligjit Nr.139/2015 në raport me dispozitat e tjera të këtij ligji, ashtu edhe nga parashikimet e nenit 60/1, 2 dhe 3 të Kodit Zgjedhor të cituar mësipër, i cili parashikon se kandidati për kryetar bashkie i propozuar nga një subjekt politik apo koalicion partish regjistrohet në KZAZ apo KQZ nga partia politike apo koalicioni përkatës. Për rrjedhojë, do të ishte nonsens që partia politike apo koalicioni përkatës të konsiderohej se nuk ka interes të ligjshëm në kërkimin për vërtetimin e mandatit të kryetarit të bashkisë. Në përfundim të kësaj analize gjykata arrin në konkluzionin se nuk ekzistojnë pengesa procedurale që do të pengonin shqyrtimin nga ana e saj të kërkesës së Partisë Socialiste të Shqipërisë për vërtetimin e mandatit si Kryetare e Bashkisë Durrës të Znj.Valbona Sako. Pas këtij përfundimi gjykata çmon se prej saj duhet të shqyrtohet legjitimimi i Partisë Socialiste të Shqipërisë në paraqitjen e kërkesës për vërtetimin e mandatit të kryetari të bashkisë, kompetenca”, thuhet në vendimin e dhënë sot nga gjyqtari Shpëtim Reka.
Dy ditë më parë Gjykata e Durrësit ka vendosur që të mos i japë mandatin Valbona Sakos me pretendimin se procesi nuk është i ligjshëm, pasi Bindja Demokratike është regjistruar jashtë afatit zyrtar, duke i bërë këto zgjedhje nul.
(a.m/dosja.al.)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar, pasi Gjykata e Durrësit konfirmoi mandatin kandidates së majtë Valbona Sako, e cila ka fituar bashkinë me ...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook një mesazh që sipas tij është dërguar nga një prokuror i Vlorës, i cili bën të ditur se në k...
DURRËS– Kandidatja e Partisë Socialiste Valbona Sako i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Durrësit për njohjen e mandatit të saj të fituat pas zgjed...
Vlorë- Sandër Lleshaj ministri i Brendshëm në një takim në Himarë, me Prefektin e Qarkut të Vlorë, Kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, drejtues të Policisë,...
Prej disa ditësh kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi pranë presidentit Recep Tayip Erdogan në vilën e tij të pushimeve. Ambasadori i Shqipërisë në Ankara, Ge...
Tiranë– Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se që në ditën e parë që do të vijnë në pushtet do të hetojnë zyrtarët, kontratat koncesionare apo entet që sipas...
Tiranë- “Rikthimi urgjent në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor”. Kështu është shprehur Presidenti Ilir Meta në një takim lamtumire me Ambasadoren e Republ...
Tiranë- Kastriot Islami, ish-deputeti i PD-së ka deklaruar së fundmi se prej vitesh nuk i ndjek seanca plenare.Ai theksoi në “Ora News” se shqiptarëve duhet t’j...
Arben Ristani, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ishte i ftuari i emisionit ‘special’ në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla.Një nga ish-njer...
Kreu i shtetit Ilir Meta ka uruar Celtic për fitoren dhe kualifikimin ne fazën tjetër të Champions League. Tashmë Meta është kthyer në një personazh për mediat ...