Bota

Kryeministrja e Moldavisë: Po përpiqet të na tërheqin në një luftë që nuk e duam

Kryeministrja moldave gjatë intervistës u shpreh se po tenojnë që ta përfshijnë vendin e saj në një konflikt që nuk e dëshiron.

18 Maj 2022, 09:21 Nga DOSJA
Kryeministrja e Moldavisë: Po përpiqet të na tërheqin
Natalia Gavrilita

MOLDAVI- Kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gavrilita ka folur gjatë një interviste mbi incidentet e fundit që janë regjistruar në rajonin e Transnistrisë dhe gjithashtu për qëndrimi neutral të vendit të saj mbi luftën që po zhvillohet në Ukrainë. 

Sipas Corriere dela Serra, kryeministrja moldave gjatë intervistës u shpreh se po tenojnë që ta përfshijnë vendin e saj në një konflikt që nuk e dëshiron. Kryeministrja shprehet se dëshiron vetëm qetësi dhe paqe për popullin e saj.

"Shpërthimet misterioze në Transnistria, për të cilat rusët dhe ukrainasit akuzojnë njëri-tjetrin, janë incidente të shkaktuara nga palët e interesuara që përpiqen të na destabilizojnë dhe të na tërheqin në një luftë të padëshiruar. Ato janë sulme të maskuara për të krijuar panik dhe pasiguri”-tha Gavrilita.

Ndërkohë kryeministrja u shpreh se nuk mundet të kryejë një hetim serioz për atë që ka ndodhur në rajonin e kontrolluar nga Rusia.

"Ne po e monitorojmë situatën nga afër dhe po përgatitemi për skenarë të ndryshëm. Ne nuk kemi kontroll efektiv mbi Transnistrinë, e cila është udhëhequr nga separatistët e mbështetur nga Rusia për 30 vjet, dhe për këtë arsye nuk jemi në gjendje të kryejmë një hetim serioz për atë që ka ndodhur”,-tha Gavrilita.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll