Bota

LUFTA/Finlanda e Suedia aplikojnë për anëtarësimin në NATO, Zelenskyy: Vazhdon evakuimi i ushtarëve nga Azovstal

Ndërkohë sot Finlanda dhe Suedia dorëzuan aplikimet e tyre për tu antarsuar në NATO. 

18 Maj 2022, 10:23 Nga DOSJA
LUFTA/Finlanda e Suedia aplikojnë për anëtarësimin në
Ukrainë

UKRAINË- Lufta në Ukrainë futet në ditën e 84-t. Presidenti ukrainas, Volodymir Zelenskyy tha se procesi i negociatave për evakuimin e ushtarëve të fundit nga uzina e çelikut Azovstal vazhdon me Rusinë.

Kjo vjen pasi zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov, tha se 265 "militantë", përfshirë 51 të plagosur rëndë, u evakuuan të hënën mbrëma. Ukraina tha se pret të kryejë një shkëmbim të robërve rusë të luftës për ushtarët e plagosur rëndë.

Ndërkohë sot Finlanda dhe Suedia dorëzuan aplikimet e tyre për tu antarsuar në NATO. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u takua sot me ambasadorët e vendeve në të njëjtën ditë përpara se liderët e tyre të takohen me Presidentin e SHBA-së Joe Biden të enjten.

Ish-koloneli ushtarak rus ka bërë një kritikë të rrallë për kryerjen e operacioneve ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Ai ka paralajmëruar në televizionin shtetëror rus se situata do të përkeqësohet. Pavarësisht kundërshtimeve nga analistët e tjerë në emision koloneli Mikhail Khodarenok tha se Ukraina mund të armatoste 1 milion njerëz. 

Nga ana tjetër administrata e presidentit amerikan Joe Biden po punon ngushtë me aleatët europianë në përpjekje për të hapur rrugët që të nxjerrin grurin dhe misrin ukrainas jashtë vendit pasi Rusia bllokoi nisjen e anijeve me drithë që është jetike për furnizimet ushqimore në mbarë botën, veçanërisht në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare Karim AA Khan gjithashtu ka njoftuar se dislokimi më i madh ndonjëherë në terren i ekipit të mjekësisë ligjore dhe hetimit të gjykatës është dërguar në Ukrainë. IÇ hapi zyrtarisht  një hetim  mbi situatën në vend më 2 Mars dhe ekipi do të mbledhë llogari dëshmish dhe materiale mjeko-ligjore dhe dixhitale si pjesë e këtij hetimi.

(j.c)/dosja.al

Sondazh

Poll