Bota

Rriten tensionet në Gjirin Persik, Britania e Madhe kёrcёnon Iranin me sanksione

22 Korrik 2019, 08:09 Nga DOSJA
Rriten tensionet në Gjirin Persik, Britania e Madhe kёrcёnon Iranin me

BRITANI E MADHE- Në grindjen mes dy vendeve shkaku janë dy anije.  Fillimisht britanikët bllokuan një anije iraniane ҁisternë në Gjibraltar. Irani menjëherë pas kësaj konfiskoi një anije britanike. Londra kërcënon me sanksione.

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe Hunt mund të shpallë masa diplomatike dhe ekonomike, njofton “Daily Telegraph”. Ndër këto masa mund të jetë edhe ngrirja e pasurive. Britania e Madhe, sipas këtyre njoftimeve, mund të insistojë, që të rivendosen sanksionet e OKB-së dhe të BE-së kundër. Sanksionet u shfuqizuan më 2016 pas marrëveshjes atomike me Iranin.

Britania e Madhe i këshillon anijet tregtare britanike, tani për tani t’i shmangen këtij kalimi të rëndësishëm detar kryesisht për tregtinë mbarëbotërore të naftës. Ministri i Jashtëm, Jeremy Hunt, shkruante (20.0) në Twitter, që ky veprim i Iranit është “një shenjë shqetësuese”, se Irani “mund të ndjekë një shteg të rrezikshëm të qendrimit ilegal dhe destabilizues”. “Reagimi ynë do të jetë i menduar mirë, por robust”, deklaroi ai.

Perëndimi kërkon lirimin e anijes britanike ҁisternë

Ministria e Jashtme në Berlin i bëri thirrje “insistuese” Teheranit, që ta “lirojë menjëherë” anijen ҁisternë, e cila lundron nën flamurin britanik. “Qeveri Gjermane e dënon ashër bllokimin e anijes tregtare në Gji”, deklaroi një zëdhënës i ministrisë. “Kjo është një ndërhyrje e pajustifikueshme ndaj një lundrimi civil,  gjë që e ashpërson edhe më tej gjendjen e tensionuar.” Një tjetër përshkallëzim, sipas deklaratës, “do t’i minonte të gjitha përpjekejt që po vazhdojnë për gjetjen e një rrugëdaljejej nga kriza aktuale.”

Ngjashëm është shprehur edhe Franca. Ministria e Jashtme në Paris e dënoi rreptë bllokimin e anijes britanike dhe shprehu “shqetësim të madh” për incidentit.

Gjendja tej mase e acaruar

Edhe SHBA e dënuan veprimin e palës iraniane në ngushticën e Hormusit. Uashingtoni deklaroi, se do ta përforcojë edhe më shumë praninë ushtarake të SHBA-së në rajonin e Gjirit. Për herë të parë që nga viti 2003 do të dislokohen sërish trupa të SHBA-së në Arabinë Saudite. Mediat amerikane bëjnë fjalë për 500 forca.

Marrë nga DW

(A.C/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota britani gjendja e acaruar iran londra kercenon me sanksione ngushtica e hormusit britani gjendja e acaruar iran londra kercenon me sanksione ngushtica e hormusit

Sondazh

Poll