Bota

Zgjedhjet e parakohshme në Ukrainë, Zelensky fiton me shumicë të madhe votash

22 Korrik 2019, 07:18 Nga DOSJA
Zgjedhjet e parakohshme në Ukrainë, Zelensky fiton me shumicë

UKRAINË- Në Ukrainë këtë të diel u mbajtën zgjedhjet për qeverinë e re. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u shpallën nga Presidenti Volodimir Zelensky, i cili shpërndau parlamentin më 21 korrik.

Sipas sondazhit të realizuar pritet që fituese të dalë Partia në Shërbim të Popullit e presidentit. Por duke marrë shkas se shumë qytetarë Ukrahinas e konisedorjnë parlamentin si të korruptuar Zelensky me shumë gjasa edhe mund të mos sigurojë shumicën e votave.

Sipas sistemit zgjedhor në Parlamentin prej 450 vendesh, 225 deputetë do të hyjnë nga lista e kadidatëve të partive, ndërsa pjesa tjetër nga lista e zonave zgjedhore.

Sondazhet kanë dalë me rezultatin se Partia e Zelenskyt pritet të marrë 49.5% të votave, Platforma Pro-Ruse e Opozitës për Jetë 10.5%, partia Solidariteti Evropian i ish-presidentit Petro Poroshenko 7.7%, Partia “Atdheu” e ish-kryeministres Yuliya Timoshenko pritet të kalojnë pragun zgjedhor prej 5 për qind.

Ndërkohë Zelensky është zotuar të zbatojë reforma radikale dhe të luftojë korrupsionin e shfrenuar në vend.

Duke folur jashtë një qendre votimi pasi votoi në Kiev, të dielën, Zelensky  tha për BBC se zgjedhjet e menjëhershme ishin “ndoshta më e rëndësishme se zgjedhjet presidenciale”.

Rezultatet zyrtare të pjesshme, me 29% të votave të numëruara i japin partisë së Presidentit Zelensky 42.1%, me platformën e opozitës pro-ruse dhe “For Life” në vendin e dytë me 12.7% të votave.

Dy partitë e tjera të parashikuara për të hyrë në parlament janë ish-Presidenti Petro Poroshenko me 8.7% dhe Batkivshchyna i udhëhequr nga ish-kryeministri Yulia Tymoshenko me 8.2%.

Zelensky tha se pas fitores, çështjet kyçe për të do të jenë investimi, demokracia dhe siguria në vend.

Marrë dhe përshtatur nga BBC

A.C/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota sonazhet zelensky fiton zgjedhjet zgjedhjet parlamentare ne ukraine sonazhet zelensky fiton zgjedhjet zgjedhjet parlamentare ne ukraine

Sondazh

Poll