Bota

Fyeu në skenë Erdoganin, dënohet me 11 muaj e 20 ditë burg këngëtarja e njohur turke

22 Korrik 2019, 06:16 Nga DOSJA
Fyeu në skenë Erdoganin, dënohet me 11 muaj e 20 ditë burg

Turqi- Për këngëtaren e njohur turke, Zuhal Olcay, Gjykata Supreme e Apelit në Turqi ka dhënë dënimin prej 11 muajsh e 20 ditë burg.  Ajo u akuzua se ka ofenduar Presidentin Rexhep Taip Erdogan.

Sipas hetimeve, Olcay, më 5 Gusht 2016, teksa performonte në një skenë në Kadikoy të Stambollit kishte bërë një veprim me dorë që përmbante fyerje ndaj Presidentit Erdogan.

Fillimisht, Olcay u dënua me 10 muaj burg, ndërsa pas apelimit, dënimi iu shtua në 11 muaj e 20 ditë burg, por implementimi i vendimit shtyhej.

Në lidhje me këtë veprim, vetë këngëtarja ka deklaruar se  se “ishte një veprim impulsiv”. Aktorja dhe këngëtarja 61-vjeçare ka luajtur në më shumë se 15 seriale që prej vitit 1980.

Burimi: Daily Times

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota dënohet me burg këngëtarja turke ergogan zuhal olcay dënohet me burg këngëtarja turke ergogan zuhal olcay

Sondazh

Poll