Bota

“Ato janë të paafta për ta dashur vendin tonë” Rriten tensionet mes 4 kongresmeneve me ngjyrë dhe Presidentit Trump

22 Korrik 2019, 07:52 Nga DOSJA
“Ato janë të paafta për ta dashur vendin tonë”

SHBA- Tensionet mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe grave kongresmene me ngjyrë vazhdojnë akoma duke arritur kulmin.

Prej disa ditësh ka pasur polemika mes tyre ku Trump shprehet se ata nuk janë të afta për t’i dhënë diçka të mirë Amerikës, por të largohen prej aty, e nga ana tjetër kongresmet me ngjyrë pretendojnë se Trump është rascist.

Unë nuk besoj se katër kongresmenët janë të afta ta duan vendin tonë. Ata duhet të kërkojnë falje për Amerikën dhe Izraelin për gjërat e tmerrshme e të urryera që kanë thënë. Ata po shkatërrojnë Partinë Demokrate, por janë njerëz të dobët dhe të pasigurtë që kurrë nuk mund ta shkatërrojnë kombin tonë të madh!”- ka shkruar Trump.

Presidenti amerikan është kritikuar nga palë të rëndësishme në qeverinë e SHBA, demokratët dhe disa republikanë dhe Dhoma e Përfaqësuesve duke i konsideruar komentet e Trump në rrjetet sociale si “raciste”. Por  Donald Trump vazhdon sulmin ndaj katër ligjvënësve.

“Washington Post Story, për fjalimin tim në Karolinën e Veriut më citoi me burimet e saj të rreme që nuk ekzistojnë, është Fake News. E vetmja gjë për të cilën njerëzit po flisnin është turma e rekordeve dhe entuziazmi i jashtëzakonshëm, shumë më i madh se demokratët. Ju do ta shikoni në vitin 2020!”- shkruan trump duke ju referuar zgjedhjeve Parlamentare të 2020.

Marrë dhe përshtatur nga Mediaite

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota doland trump polemikat me grate kongesmenne me ngjyre shba doland trump polemikat me grate kongesmenne me ngjyre shba

Sondazh

Poll