Bota

Ukrainë, mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare

21 Korrik 2019, 19:53 Nga DOSJA
Ukrainë, mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare

UKRAINË- Ukrainasit votuan sot në zgjedhje të parakohshme parlamentare, që mund të konsolidojë fuqinë e presidentit të zgjedhur kohët e fundit.

Në saje të mbështetjes së madhe popullore, në muajin prill President i Ukrainës u zgjodh Volodimir Zelenskiy, një komedian që pati luajtur rolin e presidentit në një variete televizive që fitoi popullaritet të madh.

“Duke thirrur zgjedhje të parakohshme, presidenti i ri shpreson të ruajë frymën e fitores së tij presidenciale”, thotë ekspertja Agnese Ortolani. “Ai mbështetet në këtë përpjekje nga shumica e ukrainasve, që e konsiderojnë parlamentin si një institucion të korruptuar dhe i kanë besuar zotit Zelenskiy mandatin për “pastrimin e klasës politike.”

Partia në Shërbim të Popullit e zotit Zelenskiy, pritet të paraqitet mirë në zgjedhje, por mund të mos sigurojë dot shumicën absolute, duke u detyruar të formojë një koalicion qeverisës.

Marrë nga VOA

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ukraine volodimir zelenskiy zgjedhjet e parakohshme ukraine volodimir zelenskiy zgjedhjet e parakohshme

Sondazh

Poll