Bota

Haradinaj i dorëzoi dorëheqjen Thaçit, mediet kosovare: Zgjedhjet mund të zhvillohen në 8 shtator

22 Korrik 2019, 06:54 Nga DOSJA
Haradinaj i dorëzoi dorëheqjen Thaçit, mediet kosovare:

Kosovë- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dorëzuar formalisht dorëheqjen e tij tek Presidenti Hashim Thaçi.

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen disa ditë më parë pasi është thirrur për të dëshmuar në Hagë. Në një konferencë për shtyp, Haradinaj u shpreh se hoqi dorë nga posti pasi nuk mund ta cenonte nderin e Kosovës. Së shpjeti Kosova zhvillon zgjedhje të parakohshme parlamentare.(lexo këtu)

Sipas medieve kosovare, zgjedhjet parlamentar në Kosovë pritet të zhvillohen në 8 shtator.  Ndërkohë kanë filluar edhe takimet elektorale. Thuhet se Presidenti Thaçi ka vendosur që, në përputhje me afatet kushtetuese e ligjore, të shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme e të cilat do të mbahen me 8 shtator.

Kujtojmë se edhe në vitin 2004, Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit pasi u thirr nga Gjykata e Hagës.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dorehiqet ramush haradinaj hashim thaci zgjedhjet parlamentare në kosovë dorehiqet ramush haradinaj hashim thaci zgjedhjet parlamentare në kosovë

Sondazh

Poll