VIDEO/E kishte fshehur drogën në pyll, arrestohet një 32-vjeçar në Itali
Droga ITALI- Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar pasditen e së hënës nga agjentët e skuadrës së l&eu...
Nuk jepet asnjë detaj në lidhje me dëshminë që ai ka dhënë para hetuesve.
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë dëshminë e tij para autoriteve belge. Vetë Hoxha ka publikuar në faqen e tij në Instagram, pamjet ku shihet para Prokurorisë në Bruksel. Nga zërat që dëgjohen, kuptohet vetëm se Hoxha po bën prezantimin, por nuk jepet asnjë detaj në lidhje me dëshminë që ai ka dhënë para hetuesve. Hoxha bëri vetë me dije këtë paradite se ndodhej në Belgjikë për të dëshmuar në Prokurorinë vendase lidhur me dosjen “Toyota Yaris”.
View this post on Instagram
Çfarë është çështja “Toyota Yaris”?
Kjo çështje është bërë si fillim publike nga Lulzim Basha, i cili akuzoi kreun e Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në marrjen e miliona eurove. Basha tha se në vendin tonë do të vinin 5 milionë euro, por në fakt në Portin e Durrësit u numëruan vetëm 3 milionë e 470 mijë euro. Deklarata e Bashës ndryshoi itinerarin pasi makinat që supozoheshin të niseshin nga porti i Ankonës, devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit drejt Durrësit. Balla e fitoi edhe gjyqin ndaj Bashës, i cili u gjobit me 50 mijë lekë gjobë për shpifje.
Fillimisht për këtë dosje u arrestuan gjashtë persona, por të gjithë u liruan përveç Elvis Vladit dhe shoferit të kamionit Agim Ceka. Vladit iu dha vetëm një vit e gjysmë burg për veprën penale të mosdeklarimit të parave në kufi, duke sfumuar akuzën fillestare “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Për të njëjtën çështje është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg edhe Agim Ceka i cili u gjykua për veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Çeka ishte shoferi i kamionit.
Në shkurt të këtij viti, belgët erdhën në Shqipëri dhe pritën për dy orë e 20 minuta ishkryedemokratin Lulzim Basha, i cili u mor në pyetje nën cilësinë e personit në dijeni. Në qendër të hetimeve është edhe një grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike dhe pastron para me ndihmën e disa zyrtarëve, por ende nuk janë zbardhur detaje apo emra të personave të përfshirë.
(f.m/dosja.al)
Droga ITALI- Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar pasditen e së hënës nga agjentët e skuadrës së l&eu...
Autoriteti i Konkurrences TIRANË-Kuvendi i ka kërkuar specifikisht Autoritetit të Konkurrencës që të mbajë nën moni...
Foto ilustruese DURRËS- Rikthehen dërgesat drejt Shqipërisë! Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në...
Teatri TIRANË- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të dalin në një deklaratë për mediat pasditen e sotme në sheshin ...
Covid TIRANË– Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri....
Makina tërheq zvarrë 20-vjeçaren TIRANË- Pamjet që po shikoni janë publikuar nga Policia Rrugore dhe tregojnë aksident...
Momenti i aksidentit dhe policia TIRANË- Një 70-vjeçar i identifikuar si Sadik Perpunja është vënë në pranga pas...
Foto Ilustruese EKUADOR- Bandat ekuadoriane po zgjerojnë aktivitetin e tyre duke hapur një faqe tjetër nga libri i përplasjeve mes grup...
Pamje nga aksidenti në Dhërmi VLORË- Një 50-vjeçar me inicialet N.A., ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti t...
Olsian Çela TIRANË- Në Kuvend është dorëzuar raporti vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e krim...