Makina tërheq zvarrë të renë, prangoset shoferi, nën hetim 47 drejtues të tjerë
Po në vijim të masave të marra për parandalimin e aksidenteve rrugore, gjatë kësaj jave janë arrestuar dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë 47 drejtues mjetesh.
TIRANË- Një 70-vjeçar i identifikuar si Sadik Perpunja është vënë në pranga pasi akuzohet se ka aksidentuar një 20-vjeçare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Perpunja ka marrë zvarrë të renë me inicialet E.M., teksa ajo kalonte rrugën në vizat e bardha. Nga ana tjetër, gjatë kësaj jave janë arrestuar dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë 47 drejtues mjetesh. Po në vijim të masave të marra për parandalimin e aksidenteve rrugore, gjatë kësaj jave janë arrestuar dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë 47 drejtues mjetesh.
Njoftimi i policisë
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë për përdoruesit e rrugës, ka organizuar punën me grupe të dedikuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit agresivë të Kodit Rrugor, të cilët janë rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës. Rëndësi e veçantë i është kushtuar ndëshkimit të atyre drejtuesve të mjeteve që nuk i japin përparësi këmbësorëve, në vijat e bardha. Vihet në pranga një shtetas që aksidentoi një këmbësore, në vijat e bardha.
Shërbimet e Policisë Rrugore, pas marrjes së njoftimit se një automjet me drejtues të paidentifikuar kishte aksidentuar shtetasen E. M., 20 vjeçe, në vijat e bardha, në rrugën “Ismail Qemali”, dhe më pas ishte larguar, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit. Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, është bërë identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasi S. P., banues në Tiranë, dhe arrestimi i tij, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Po në vijim të masave të marra për parandalimin e aksidenteve rrugore, gjatë kësaj jave janë arrestuar dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë 47 drejtues mjetesh. Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 145 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vijat e bardha. Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.
(F.m/dosja.al)
Sondazh
Bandat shqiptare ‘ndezin’ dhunën në Ekuador, në shënjestër, policët që ruajnë pikat e nxehta
Foto Ilustruese EKUADOR- Bandat ekuadoriane po zgjerojnë aktivitetin e tyre duke hapur një faqe tjetër nga libri i përplasjeve mes grup...
VIDEO- Tjetër aksident në Dhërmi, shoferi hidhet nga betonerja për të shpëtuar
Pamje nga aksidenti në Dhërmi VLORË- Një 50-vjeçar me inicialet N.A., ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti t...
Raporti për kriminalitetin, Olsian Çela: Pastrimi i parave, problem! Prokuroria e Tiranës më e dobëta
Olsian Çela TIRANË- Në Kuvend është dorëzuar raporti vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e krim...
VIDEO-Lista e pagave/ 32 emrat e parë futen në skaner, nis kontrolli për luksin e pajustifikuar
Tabela me pagat TIRANË- Publikimi i pagave të 630 mijë shqiptarëve ka nxitur autoritetet shqiptare të nisin kontrollet mbi pasurin...
Arrestohet i riu në Tiranë, dhunoi të ëmën e më pas i vodhi para për të blerë drogë te fqinji
Foto ilustruese TIRANË- Një 21-vjeçar i identifikuar me inicialet A.P., është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi dhunoi e m&eu...
A ka deputetë në hetim? Flet kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela tha se 12 çështje për korrupsion zgjedhor kanë shkuar për korru...
Humbi jetën tragjikisht në Bypass Orikum-Kaninë, ky është 28-vjeçari nga Lushnja
TIRANË- Ky është Klajdi Kaja, 28-vjeçari që humbi jetën ditën e djeshme në mënyrë tragjikisht në pun&...
I shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 22-vjeçari (EMRI)
Pamje nga aksioni TIRANË- Erdis Hysko ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit &ldq...
Lojërat e fatit/ Çela: Ka pasur rritje të "mbylljeve" të aktiviteteve, është shqetësuese
Olsian Cela TIRANË- Kryeprokurori Olsian Çela deklaroi ditën e sotme gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve nevojën...
Raporti i 2021/ Çela: S'kam pasur në asnjë rast presion politik, prokurorëve nuk u falet
Olsian Çela TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela tha në fjalën e tij gjatë raportimit në Komision...
