Raporti për kriminalitetin, Olsian Çela: Pastrimi i parave, problem! Prokuroria e Tiranës më e dobëta
Në Kuvend është dorëzuar raporti vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2021 që përfshin shifra për ligjin e dekriminalizimit, veprat penale si dhe përqindjen e qarqeve. Kryeprokurori Olsian Çela, problemi kryesor me të cilin përballet organi i akuzës është pastrimi i parave.
TIRANË- Në Kuvend është dorëzuar raporti vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2021. Në fjalën e tij para deputetëve, kryeprokurori Olsian Çela tha se përgjatë vitit të shkuar ka pasur disa problematika lidhur me prokuroritë në vend. Sipas tij, problemi kryesor me të cilin përballet organi i akuzës është pastrimi i parave. Por për luftimin e tij nuk bëhet mjaftueshëm, Çela tha se prokuroritë nuk hetojnë mjaftueshëm. Ndërsa si më problematike për Prokurorinë e Tiranës.
“Ne ligjet i kemi shumë të mira. Problemi jonë është zbatimi. Policia gjyqësore. OPGJ nuk kishte asnjë të dhënë. Grupi i kontrollit ka qëndruar nga 6 muaj deri në një vit për të gjetur dosjen. Kemi bërë maksimumin. Kemi nxitur në çdo mbledhje.”
Ndërsa Olsian Çela tha se ndaj tij nuk ka pasur kurrë asnjë presion politik, ndërsa shtoi se sot prokurorët trajtohen më mirë se në të gjitha kohërat, duke i cilësuar si “zotër” të hetimeve dhe të paprekshëm. Por drejtoi gishtin nga krerët e Prokurorive, që sipas tij duhet që të japin më shumë llogari. Për Çelën të gjitha ata që nuk kryejnë siç duhet detyrën duhet që të përballen me pasojat. Më tej, ai tha prokuroria ka nevojë për kohezion në mënyrë që të veprojë si organ i tërë. Çela tha se duhet që të ketë disa instrumente që t’i bëjë këta prokurorë të japin llogari para KLP-së.
Sa i përket përqindjes së kriminalitetit për 100 mijë banorë, më të ulëtin e ka qarku i Dibrës dhe më të lartin e ka qarku i Vlorës. Por së fundmi, rritje të kriminalitetit sipas kryeprokurorit ka pasur në qarkun e Kukësit, me jo pak por 36%.
Krahasuar me vitin 2020, 0,52 % e këtij raporti ka rritje në procedimet për krime dhe rritje në procedimet për kundravajtje penale. Nga këto janë evidentuar rritje prej 19,93% të krimeve të kryera nga punonjësit shtetëror. Gjatë vitit 2021, gjithashtu, është vendosur pezullimi i hetimeve për 8864 procedime për shkak se autori s’njihet apo nuk është zbuluar autori i veprës penale.
(k.m/dosja.al)
Dokumenta bashkëngjitur
Sondazh
VIDEO-Lista e pagave/ 32 emrat e parë futen në skaner, nis kontrolli për luksin e pajustifikuar
Tabela me pagat TIRANË- Publikimi i pagave të 630 mijë shqiptarëve ka nxitur autoritetet shqiptare të nisin kontrollet mbi pasurin...
Arrestohet i riu në Tiranë, dhunoi të ëmën e më pas i vodhi para për të blerë drogë te fqinji
Foto ilustruese TIRANË- Një 21-vjeçar i identifikuar me inicialet A.P., është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi dhunoi e m&eu...
A ka deputetë në hetim? Flet kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela tha se 12 çështje për korrupsion zgjedhor kanë shkuar për korru...
Humbi jetën tragjikisht në Bypass Orikum-Kaninë, ky është 28-vjeçari nga Lushnja
TIRANË- Ky është Klajdi Kaja, 28-vjeçari që humbi jetën ditën e djeshme në mënyrë tragjikisht në pun&...
I shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 22-vjeçari (EMRI)
Pamje nga aksioni TIRANË- Erdis Hysko ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit &ldq...
Lojërat e fatit/ Çela: Ka pasur rritje të "mbylljeve" të aktiviteteve, është shqetësuese
Olsian Cela TIRANË- Kryeprokurori Olsian Çela deklaroi ditën e sotme gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve nevojën...
Raporti i 2021/ Çela: S'kam pasur në asnjë rast presion politik, prokurorëve nuk u falet
Olsian Çela TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela tha në fjalën e tij gjatë raportimit në Komision...
Plagoset një person në Tiranë, i dhunojnë edhe nipin 19-vjeçar
Policia Tirane TIRANË- Dy persona kanë goditur me mjet prerës një person në Tiranë. Policia informon se dy personat kanë...
VD/ Aksidenti tek rreth-rrotullimi i TEG-ut, s'dihet për viktima
Pamje nga aksidenti TIRANË- Aksidenti i rëndë tek rreth-rrotullimi i TEG-ut, nuk dihet për viktima vijon... (k.m/dosja.al)...
VD-Apeli s'merr vendim për Lefter Kokën! Avokati: S'ka pse të bashkëpunojë me drejtësinë
TIRANË- Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka nuk ka arsye se përse të bashkëpunojë me drejtësinë, kështu deklaroi dit&...


