Aktualitet

Dy vite nga prishja e Teatrit Kombëtar, AMT deklaratë në orën 19:00: Nuk është mbajtur përgjegjësi

Me anë të një njoftimi, AMT bën me dije se deklarata do të mbahet në orën 19:00, duke theksuar se për prishjen e Teatrit nuk është mbajtur asnjë përgjegjësi. 

17 Maj 2022, 17:16 Nga DOSJA
Dy vite nga prishja e Teatrit Kombëtar, AMT deklaratë në
Teatri

TIRANË- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të dalin në një deklaratë për mediat pasditen e sotme në sheshin ku ka qenë Teatri Kombëtar. Me anë të një njoftimi, AMT bën me dije se deklarata do të mbahet në orën 19:00, duke theksuar se për prishjen e Teatrit nuk është mbajtur asnjë përgjegjësi.   

Njoftimi i Plotë:

Pershendetje te gjitheve Sot ne ora 7, mblidhemi para Sheshit te Teatrit Kombetar per te mbajtur nje deklarate pas dy vite pas shembjes kriminale nga ana e strukturave te shtetit. Per Teatrin, deri me sot nuk ka mbajtur njeri as pergjegjesi politike e as penale, Drejtesia eshte bere pale dhe opozita politike nuk e ka fare ne axhende. Aktivistet dhe ato grupime politike, civile, sociale qe e mbrojten, nuk do reshtin per te luftuar per kete kauze. Ju presim ne 19.00.

Sot bëhen 2 vite nga shembja e Teatrit Kombëtar në qendër të Tiranës. Në orën 4:30 të mëngjesit të 17 majit 2020, kur i gjithë vendi ishte në shtetrrethim për shkak të pandemisë së koronavirusit, fadromat nuk bënë pushim. Dolën në të gdhirë për të rrafshuar ndërtesën e Teatrit, duke nxjerrë forcërisht jashtë aktorët që prej vitesh ishin angazhuar në protesta për të mbrojtur godinën. Megjthatë u nxorrën jashtë, e fadroma vazhdoi punën e qetë. 

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll