Aktualitet

VIDEO- Tjetër aksident në Dhërmi, shoferi hidhet nga betonerja për të shpëtuar

50-vjeçari është hedhur nga betoniarja, por sërish ka marrë plagë të konsiderueshme.

17 Maj 2022, 16:30 Nga DOSJA
VIDEO- Tjetër aksident në Dhërmi, shoferi hidhet nga betonerja
Pamje nga aksidenti në Dhërmi

VLORË- Një 50-vjeçar me inicialet N.A., ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Himarë këtë pasdite. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 50-vjeçari ka qenë duke drejtuar një betoniere dhe ka përplasur një kamion të parkuar. Dosja.al ka sjellë edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihen mjetet e shkatërruar. Për të shpëtuar nga pasojat e aksidentit, 50-vjeçari është hedhur nga betoniarja, por sërish ka marrë plagë të konsiderueshme.

Njoftimi i policisë: Më datë 17.05.2022, në lagjen Drimadhë, fshati Dhërmi, Himarë, një betoniere me drejtues shtetasin N.A., 50 vjeç, ka goditur nga mbrapa një kamion të parkuar, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i betonieres, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll